Aktorja Pamela Anderson (58) dhe aktori Liam Neeson (73) janë në lidhje dashurie, ka treguar një burim për “Daily Mail”.
Nelson dhe Neeson janë parë shumë të afërt në tapetin e kuq ndërsa promovuan filmin e zhanrit komedi “The Naked Gun” në New York dhe Londër.

“Pam është shumë e tërhequr ndaj Liamit, pasi ai është plotësisht i hapur ndaj mënyrës së saj të të menduarit dhe të jetesës, veçanërisht qasjes së saj ndaj famës. Ajo u ka thënë miqve se është i dashur dhe bën shumë gjëra të ëmbla për të si i dërgon lule apo kalon kohën me djemtë e saj”, ka thënë burimi.
Ai ka thënë se çifti ka arritur ta mbajë lidhjen larg qendrës së vëmendjes duke kaluar kohë në shtëpinë e saj në Kanada.
Liam Neeson bëri bujë me dy filmat e tij “Taken” dhe “Taken 2” kur u kritikua se i hyri në hak imazhit të shqiptarëve përmes portretizimit të tyre si kriminelë.
