Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Amaneti i aktorit Sean Connery

Hiri i eshtrave të aktorit të ndjerë, Sean Connery, do të shpërndahen në Skoci. Lajmin e ka konfirmuar familja e yllit veteran të kinematografisë, transmeton Koha.

Connery që ishte aktori i parë që e kishte portretizuar James Bondin në ekran të madh dhe i cili vdiq më 31 tetor të këtij viti, kishte kërkuar që hiri i eshtrave të tij të rikthehej në vendlindje. Kështu bëri të ditur bashkëshortja e aktorit, Micheline Roquebrune për gazetën “The Scottish Mail on Sunday”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne do ta sjellim Seanin në Skoci, kjo ishte dëshira e tij e fundit. Ai dëshironte që hiri i eshtrave të tij të shpërndahen në Bahamas dhe në vendin e tij të lindjes. Sapo të jetë e sigurt për të udhëtuar, qëllimi i familjes sonë është që të rikthehemi në Skoci bashkë me të. Do të donim ta organizonim një ceremoni përkujtimore atje, dhe shpresojmë t’ia arrijmë këtij qëllimi. Por, nuk kemi ide se kur do të ndodhë kjo”.

Adhurues të shumë të aktorit veteran Sean Connery në Skoci, e kanë nisur një peticion për ta riemëruar aeroportin e Edinburghut sipas tij, dhe deri më tani 2.500 njerëz e kanë nënshkruar peticionin.

{gallery}