Aktori i njohur hollywoodian, Harrison Ford, e nderoi me një dedikim të veçantë mikun dhe kolegun e tij të ndjerë, Sean Connery.
Ylli i filmave “Indiana Jones” e ka kujtuar aktorin i cili vdiq javën e kaluar në moshën 90-vjeçare me postimin e një deklarate ku shkruhej: “Ai ishte babai im… jo në jetën e përditshme por në filmin ‘Indiana Jones 3’. Ti nuk njeh kënaqësi deri sa dikush të paguan për ta shëtitur Sean Conneryn me motoçikletë ruse, nëpër rrugë të trazuara malore dhe ta shikosh atë teksa përplaset. Zot i madh, jemi argëtuar shumë së bashku, dhe nëse ai është në parajsë shpresoj se atje ka fusha të golfit. Pusho i qetë mik i dashur”.
Mesazhi prekës i Fordit vjen pak orë pasi bashkëshortja e Sean Connery, Micheline, e bëri të ditur lajmin se aktori vdiq i qetë në gjumë ashtu siç ka dëshiruar gjithmonë, transmeton Koha.
Duke folur për muajt e fundit të jetës së tij, Micheline tha: “Kjo nuk ishte jetë e mirë për të. Së fundmi ai nuk kishte mundësi as të shprehej. Por, të paktën vdiq në paqe teksa po flinte. Unë qëndroja pranë tij gjatë gjithë kohës dhe ai vdiq në qetësi të plotë. Kjo ishte mënyra si ka dashur të ndahet nga kjo jetë. Sean vuante nga demenca, sëmundje kjo e cila e shkatërroi. Por, ai ishte një njeri i mrekullueshmen dhe ne e kemi pasur një jetë shumë të mirë së bashku. Ai ishte një burrë model dhe do të jetë shumë vështirë ta vazhdojë jetën pa të, jam e bindur për këtë gjë. Por, jeta jonë e përbashkët nuk mund të zgjaste përgjithmonë, dhe ai u largua nga unë në mënyrë paqësore”.
Prej se u bë i ditur lajmi për vdekjen e aktorit veteran Sean Connery, të famshëm të shumtë i kanë pushtuar rrjetet sociale me mesazhe ngushëlluese, në mesin e së cilëve edhe aktorët që e kanë portretizuar agjentin James Bond në filmat ikonik si, Daniel Craig, Pierce Brosnan, George Lazenby, Timothy Dalton dhe familja e aktorit Roger Moore i cili vdiq në vitin 2017.
Statement from Daniel Craig
— James Bond (@007) October 31, 2020
“It is with such sadness that I heard of the passing of one of the true greats of cinema. pic.twitter.com/McUcKuykR4
How infinitely sad to hear the news Sir Sean Connery has passed away. He and Roger were friends for many decades and Roger always maintained Sean was the best ever James Bond. RIP
— Sir Roger Moore (Legacy) (@sirrogermoore) October 31, 2020