Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adhuruesit e James Bondit zgjedhin zëvendësuesin e aktorit Daniel Craig

Pasi aktori i mirënjohur Daniel Craig, i cili luajti në pesë filma si agjenti i mirënjohur James Bond 007, nuk do të jetë pjesë e filmit të ri, adhuruesit duket se e kanë gjetur zëvendësimin, raporton Daily Mail.

Në sondazhin e publikuar nga “Lottoland”, favoriti i dy mijë britanikëve doli të jetë aktori i mirënjohur Idris Elba.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Në këtë sondazh Elba mundi aktorë të tjerë të mirënjohur si Tom Hardy, Henry Caville, Chillian Murphy, Emilia Clarke, James Norton, Emily Blunt e Helen Mirren.

Craig kur i kishte përfunduar xhirimet e filmit “No time to die” i ka thënë shtypit se nuk dëshiron që ta luajë më këtë rol.

Ai pati konfirmuar në vitin 2019 se ky film do të ishte i fundit për të në këtë rol.