Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Top-lista me pesë kandidatët favoritë për rolin e James Bondit

Daniel Craig në rolin e James Bondit

Daniel Craig në rolin e James Bondit

Prestigjiozja Variety, ka shkruar se së shpejti, një fytyrë e re do të porosisë martinin e tij “të tundur, jo të përzier”.

Pas viteve me spekulimeve dhe thashethemeve të pafundme, drejtoresha e përzgjedhjes së aktorëve Nina Gold, e cila ka “ndërtuar” kastet e serialeve si “Game of Thrones”, “The Crown” dhe filmit “Conclave”, është angazhuar për të gjetur aktorin që do të zëvendësojë yllin, Daniel Craig, në rolin e agjentit të famshëm, James Bond (007).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po fillon kërkimi për James Bondin e ri. Ndërsa nuk planifikojmë të komentojmë detaje specifike gjatë procesit të përzgjedhjes, jemi të emocionuar të ndajmë më shumë lajme me fansat e 007 sapo të vijë momenti i duhur”, thuhet në deklaratën e gjigandit “Amazon MGM Studios”

Aktori i njohur Callum Turner, i cili është partneri i shqiptares me famë botërore, Dua Lipa, është një nga yjet që do të mund ta luajë rolin e agjentit të njohur 007.

Sipas Variety, aktori 26-vjeçar Tom Francis ka bërë audicion për rolin gjatë fundjavës. Ai u nominua për çmimin “Tony” për interpretimin përkrah artistet Nicole Scherzinger në rikthimin në shfaqje teatrale të projektit “Sunset Boulevard” nga regjisori Jamie Lloyd.

Ani pse Francis ka fituar një çmim “Olivier” për të njëjtin rol, karriera e tij në ekran është ende e kufizuar. Ai është shfaqur në sezonin e fundit të serialit “You” dhe në projektin “Jay Kelly”, ndërsa pritet të luajë edhe në filmin “The Mosquito Bowl” të regjisorit Peter Berg, përkrah Nicholas Galitzine dhe Bill Skarsgard.

Sipas mediave amerikane, fakti që ai nuk është ende një superyll i Hollywoodit mund të jetë avantazh, pasi edhe Craig nuk ishte shumë i famshëm kur mori rolin e 007 në vitin 2006.

Ndërkohë, tregjet e basteve dhe fansat vazhdojnë të spekulojnë për emrin e ardhshëm të James Bondit.

Aktualisht, Turner konsiderohet një nga favoritët kryesorë, pasi kryeson në platformën Polymarket.

Në listën e favoritëve përfshihen edhe Aaron Taylor-Johnson, Jacob Elordi dhe Henry Cavill.

Për Elordin, disa fansa mendojnë se gjatësia e tij prej rreth 1.96 metra mund ta bëjë më pak bindës si spiun që duhet të “përzihet në turmë”.

Po ashtu, emra të tjerë që përmenden janë Jack Lowden, Jonathan Bailey, Damson Idris, Harris Dickinson, Regé-Jean Page, Theo James dhe Aaron Pierre.

Historia e James Bondit ka nisur në vitin 1953 nga shkrimtari Ian Fleming. Rolin ikonik e kanë luajtur ndër vite emra si Sean Connery, Roger Moore, Pierce Brosnan dhe Craig.

Së fundmi, mediat raportojnë se regjisori Denis Villeneuve, i cili do të drejtojë filmin e ardhshëm të Bondit, po kërkon një “fytyrë të freskët” dhe mundësisht një aktor britanik më pak të njohur për rolin e ri të 007.

Callum Turner
Tom Francis 
Aaron Taylor-Johnson
Jacob Elordi
Henry Cavill