Kulturë

Heroi gjaknxehtë që ngjiti majat e kinematografisë

Sean Connery, gjaknxehti skocez nga lagjet e varfëruara të Edinburghut që mori famë ndërkombëtare në Hollywood si James Bond e që tronditi adhuruesit e tij duke u larguar nga roli i Bondit pas një karriere të gjatë dhe frytdhënëse si aktor i respektuar dhe i suksesshëm, ka vdekur në Nassau, në Bahamas. Ai ishte 90-vjeçar. Vdekja e tij sa ishte në gjumë, në mbrëmjen e së premtes ose në orët e hershme të së shtunës, është konfirmuar nga familja e tij, shkruan NYT.

“Bond, James Bond” ishte një vetëprezantim i njohur edhe për legjionin e ndjekësve, të cilët e kanë ndjekur paradën e aktorëve të cilët e luajnë këtë rol – ndryshe i njohur si agjenti 007 në “Her Majesty’s Secret Service”, askush nuk e luajti rolin në mënyrë aq magnetizuese ose të paharrueshme sa Connery. I gjatë, zeshkan dhe i pashëm, ai personifikoi agjentin e fshehtë e të shkathët të novelave të Ian Fleming në pesë filmat e parë të Bondit, e në total në shtatë, duke mposhtur njerëzit djallëzorë dhe gratë sensuale, duke filluar me “Dr. No ”në vitin 1962. Si një njeri më i dhunshëm, më me humor e i rrezikshëm sesa James Bond në librat e Flemingut, Connery ishte ylli me të ardhurat më të larta në Britani dhe Shtetet të Bashkuara në vitin 1965 pas suksesit të "From Russia With Love" (1963), "Goldfinger" (1964) dhe "Thunderball" (1965). Por, pas filmit të pestë në seri, "You Only Live" (1967), ai u lodh me këtë rol dhe u zëvendësua nga George Lazenby, një aktor më pak i njohur australian, në "On Her Majesty’s Secret Service" në vitin (1969). Connery ishte rikthyer edhe një herë si Bondi për filmin “Diamonds Are Forever” (1971), pasi që mori një ofertë për 1 milion dollarë si parapagesë kundrejt 12 përqindëshit të fitimeve nga shitja e filmit. Roger Moore e mori këtë rol të “Live and Let Die” (1973) dhe vazhdoi që ta luajë edhe për 12 vjet të tjerë. George Lazenby asnjëherë nuk ndaloi. James Bond është luajtur nga Daniel Craig që nga viti 2006. Connery e rivizitoi këtë rol edhe një dekadë më vonë, në “Never Say Never Again” (1983), në të cilin me mendjemprehtësi e luajti një Bond të trishtuar e me akthe në mezomoshë. Por, ai e kishte bërë të qartë kohë me parë se nuk do ta lejonte veten që t’i përkiste vetëm një roli. Ai kërkoi role që e lejonin atë ta zgjeronte karrierën e tij si aktor edhe gjatë viteve të Bondit, në mesin e tyre një hajn i cili është vejan i obsesionuar me një grua të “Marnie” (1964) nën regji të Alfred Hitchcock, dhe si një poet i pamoralshëm e i tërbuar te “A Fine Madness” (1966).

Performanca e tij e parë pas Bondit ishte një detektiv londinez që e godit një të dyshuar për vdekje të “The Offence” (1972), filmi i tretë nga pesë sa ka realizuar për regjisorin Sidney Lumet. Të tjerët ishin “The Hill” në vitin 1965, “The Anderson Tapes” më 1971, “Murder on the Orient Express” më 1974 dhe “Family Business” më 1989. “Joprofesionalistët nuk e kuptuan se sa madhështor ishte roli i Bondit”, ka thënë njëherë Lumet. “Ishte ajo që e thanë edhe për Cary Grant. ‘Oh’ - do të thoshin ata - ‘ai ka sharm’. Epo, sa për fillim, sharmi nuk është një kualitet i lehtë për ta poseduar.” Connery, gjatë periudhës 1970- 1980, në mënyrë të hijshme e transformoi veten e tij në një burrë të pjekur në filma. Nëse vrasësi i trajnuar në “Zardoz” (1974), pirati në “The Wind and the Lion” (1975) ose Robin Hodi në mezomoshë në “Robin and Marian” (1976), nuk e kanë fshirë memorizimin si James Bond, ata në mënyrë të qartë e kanë turbulluar imazhin. Connery fitoi çmimin për aktorin më të mirë në “British Academy of Film and Television Arts” për filmin “The Name of the Rose” (1986), bazuar në novelën e Umberto Ecos, në të cilën ai luan një murg që zbulon krimet.

Po ashtu u shpërblye në “Academy Award” si aktori më i mirë në rol dytësor për performancën e tij si një polic i sinqertë brenda forcave policore të korruptuara të Chicagos në “The Untouchables” (1987)”. Connery i mësoi vetvetes që ta kuptonte rolin - Jim Malone, një polic qëllimi i vetëm i të cilit është të mbetet i gjallë deri në fund të ndërrimit të tij – duke marrë shënime për sjelljet e karaktereve të tjera karshi tij. Ai kishte thënë për “The Times” në vitin 1987 se pasi që kishte lexuar tekstin për Malone kishte lexuar edhe skriptën për skenat e tjera në të cilat personazhi i tij nuk paraqitej. “Në këtë mënyrë” - kishte thënë ai - “m’u bë e ditur se çfarë dinte karakteri im dhe më e rëndësishmja çfarë nuk dinte. Kurthi në të cilin aktorët e dobët bien është duke luajtur pa ditur informacionet që nuk i kanë”. Edhe para se aftësitë e tij si aktor të paraqiteshin, aktori i gjatë rreth një metër e 87 centimetra kishte një paraqitje të lavdërueshme fizike, si në ekran, ashtu edhe jashtë tij. Lana Turner e kishte zgjedhur që ta luante korrespodentin e luftës me të cilin ajo bie në shtrat në melodramën e paharrueshme të vitit 1985, “Another Time, Another Place”. Ai fitoi mundësinë që të luante Bondin kur producentët Albert Broccoli dhe Harry Saltzman e panë duke ecur. “Ne i ofruam mundësi pa bërë testet për paraqitje në ekran”, ka thënë Saltzman. Magnetizmi i Connery nuk u zhduk edhe pse ai plakej. Në vitin 1989, kur ishte 59-vjeçar dhe pasi që kaloi një kohë e gjatë qëkur u largua nga roli i James Bondit, revista “People” e vlerësoi si “Burrin më të pashëm të gjallë”. Përgjigjja e tij ishte duke theksuar se jo shumë burra janë të pashëm kur janë të vdekur.

Filmi “The Man Who Would Be King” (1975), nën regji të John Huston, në të cilin Connery luajti një ushtar britanik që kishte shkuar për të vjedhur e që gabimisht konsiderohet si Zot nga vendasi, është në mesin e filmave më me nam në pjesën e dytë të karrierës së tij. Kur Huston kishte provuar për herë të parë për të vizuelizuar historinë e shkurtër të bazuar në shkrimin me të njëjtin emër të Rudyard Kipling, 20 vjet më herët ai kishte menduar që rolin e Danny Dravor t’ia japë Clark Gable, mbretit të Hollywoodit gjatë viteve ’30 e ’40. Pauline Kael kishte shkruar për “The New Yorker”: “Një Danny shumë herë më i mirë sesa që do ta kishte sjellë Gable”. Ajo kishte vazhduar: “Me përjashtim të Brandonit dhe Olivierit, nuk ka ndonjë aktor tjetër të cilën do ta kisha shikuar para Sean Conneryit. Gjallëria e tij mund ta bëjë atë burrin më të mirë në mesin e aktorëve që flasin anglisht”. “Pak aktorë - ka shtuar ajo - janë në mënyrë të pavetëdijshme qesharakë sa Connery dëshiron të jetë, e që i pëlqen të jetë”. Connery ishte i errët dhe më kompleks kur dritat ndaleshin. Gjithmonë i frikësuar se mund të mashtrohet, ai kontrolloi gati të gjithë librat e filmave të tij dhe paditi këdo që mendoi se po përfitonte nga ai, që nga menaxheri i tij e deri të producenti i filmave të Bondit. I lindur më 25 gusht të vitit 1930, shtrati i Thomas Sean Connery ishte dollapi i një vitrine në një apartament me ujë të ftohtë ngjitur për një fabrike birre. Dy tualetet në korridor përdoreshin edhe nga tri familje të tjera. Babai i tij fitonte dy sterlina në javë në një fabrikë gomash. Nëna e tij, Effie, me raste pranonte punë si pastruese. Kur ishte 9-vjeçar, Thomas filloi të punojë duke shpërndarë qumësht nëpër shtëpi para se të shkonte në shkollë. Vëllai i tij, Neil, ishte lindur në dhjetor të vitit 1938 dhe ushqimet e zakonshme me patate dhe qull duheshin ndarë në katër pjesë. Njëherë në javë, nëse familja do të kishte të holla, Thomas do të shkonte të pishinat publike për të notuar, në mënyrë “që të lahej”. Fëmijëria e tij ndikoi edhe në pjesën tjetër të jetës. Kur ishte 63-vjeçar, kishte thënë në një intervistë se për të, të bërët tush është akoma “diçka speciale”.

Zemërimi i tij nuk ishte i fshehur thellë. Ajo që ai e quante “pjesa e dhunshme”, i kishte thënë “The Times”, mund të jetë “mjet mbrojtje” nga fëmijëria e tij. (Ndonjëherë ai e kishte vënë në pah këtë pjesë të tij në forma shokuese. Në një intervistë në vitin 1965, ai ka thënë: “Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të gabuar nëse e godet një grua.” I pyetur për këtë deklaratë nga Barbara Waltes në vitin 1987, ai kishte thënë: “Nuk e kam ndërruar mendjen”. Vetëm pas disa viteve kishte thënë se e kishte pasur gabim). E njëjta gjë ishte e vërtetë për kombinimin e tij të çuditshëm si dorështrënguar e zemërgjerë. Një lojtar golfi i pasionuar – ai e zbuloi këtë, por njëkohësisht me James Bond - ai ishte i vetmi lojtar në klubin “Bel-Air Country” në Los Angeles që mbante çantën e tij. Megjithatë, ai dha miliona dollarë për "Diamonds Are Foreve", Trustin Ndërkombëtar Skocez për Arsim, një organizatë që ai e themeloi për t’i ndihmuar skocezët e varfër që t’i ndjekin mësimet. Në moshën 13-vjeçare, Thomas Connery u bë shpërndarës qumështi me orar të plotë. Britania kishte qenë në luftë për katër vjet dhe çdo fëmijë që ishte i aftë mund të punonte. Tre vjet më pas ai iu bashkua Marinës Mbretërore. Ai nënshkroi kontratë për 12 vjet, por u lirua kur ishte 19 vjet, pasi që vuajti nga ulcera. Kishte bërë edhe dy tatuazhe në krahun e tij të djathtë - "Nëna dhe Babai" dhe "Scotland Forever" - dhe kishte fituar një grant të vogël për aftësi të kufizuar, të cilën e përdorte për të mësuar lustrimin e mobileve. Pastaj ai punoi arkivole. Në orët e tij të pushimit merrej me futboll (ai luante në mënyrë gjysmë profesionale) dhe bodybuilding. Kjo e fundit e dërgoi në mënyrë jodirekte drejt aktrimit. Gati njëkohësisht me kohën kur u largua nga James Bond, Connery u shndërrua nga një burrë i ri i madhështor në një yll me karakter. “Arsyeja që Burt Lancaster kishte një karrierë më të gjatë e më të larmishme sesa Kirk Douglas, ishte për shkak se ai kishte refuzuar që të ishte i limituar”, ka thënë Connery për “The Times” në vitin 1987. “Ai ishte më i gatshëm që të luante pjesë më pak romantike dhe ishte më eksperimental me përzgjedhjen e roleve. Kjo është mënyra të cilën edhe unë e ndjek. Nuk më pengon që të jem i moshuar ose të dukem qesharak”. Shpesh i gatshëm për të marrë role jo të mira nëse paratë ishin të mira, Connery ishte zëri i një dragoi në "Dragonheart" (1996) dhe një djallëzori që përpiqej të krijonte një katastrofë atmosferike mbi Londër të "The Avengers" (1998). Atij i pëlqeu shumë roli i tij si babai i çuditshëm i Harrison Ford në "Indiana Jones and the Last Crusade" (1989) - edhe pse Ford ishte vetëm 12 vjet më i ri se ai. Vitin tjetër ai luajti një komandant rus në “The Hunt for Red October” të Tom Clancy dhe rekrutuesin naiv dhe pijanec të “The Russia House”, bazuar në novelën e John le Carré.

Roli i fundit i Conneryit ishte më i vogël, luajti te “The League of Extraordinary Gentlemen” (2003). Në vitin 2005, në një intervistë, ai tha se e ka lënë aktrimin më pak për shkak të moshës dhe më shumë sepse "idiotët tani bëjnë filma në Hollywood". Pesë vjet më vonë, ai i tha një intervistuesi tjetër: “Nuk mendoj se do të aktroj përsëri. Kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme, por ato ditë kanë mbaruar.” Me përjashtim të disa punëve të zërit -përjashto edhe disa biseda të herëpashershme për projekte të reja të mundshme - nuk pati të tjera. Pallati është më pak se dy kilometra nga banesa në Fountainbridge”, ku u rrit Connery. Ai kurrë nuk e hoqi tatuazhin "Scotland Forever", që e realizoi kur ishte 18-vjeçar. Asnjëherë nuk u tundua ta mohonte identitetin e tij, ose të kthehej në një zotëri anglez. Në vitin 1987 pati thënë për “The Times”: "Unë mendoj se forca ime si aktor është se unë i kam qëndruar besnik vetvetes".