Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq 31-vjeçari që ra nga një ndërtesë në Vushtrri

Një person bie nga një ndërtesë në ndërtim në Vushtrri

(E përditësuar 14:55) - Një 31-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në ndërtim e sipër në Vushtrri të enjten, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Ilmi Prekazi nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka thënë se nga Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë është njoftuar për vdekjen e 31-vjeçarit. Gjithashtu, Policia konfirmoi se viktima ishte duke punuar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga emergjenca e spitalit është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, ka thënë Prekazi.

Vetëm sivjet, 11 persona kanë humbur jetën në vendet e punës në Kosovë.

Në njoftimin e publikuar Policia ka thënë se rreth orës 13:00 është njoftuar se nga një kat i lartë i një objekti në ndërtim ka rënë një punëtor në rrethana ende të panjohura. 

“Ai është dërguar me autoambulancë në repartin e emergjencës në spitalin e qytetit në Vushtrri, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të pësuara ndërsa vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Është iniciuar rast për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. 

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektorët komunal si dhe inspektorët e punës. Pas përfundimit të shikimit të vendit të ngjarjes është  kontaktuar  prokurori për krime të rënda i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale; ,,Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshë 31 vjeçare, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.  Hetimet do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar Policia. 


Një person bie nga një ndërtesë në ndërtim në Vushtrri

(14:22) - Një person ka mbetur i lënduar pasi ka rënë nga një ndërtesë në ndërtim e sipër në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë së enjtes, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informacionit.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat se si ka ndodhur incidenti.

Ndalohet një person në lidhje në me rastin e vdekjes së punëtorit në Vushtrri

1 muaj më parë / 21 maj 2026 19:37
policia - raporti - logo policia - kronika

Foto: Ilustrim

Photo: Driton Paçarada

Një person është ndaluar për 48 orë lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori në Vushtrri të enjten. 

Policia njoftoi se hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në koordinim me prokurorin kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin, ku janë intervistuar pesë persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe një person i dyshuar.

“Pas intervistimit, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë”, njoftoi PK.

Mesditën e së enjtes punëtori ra nga një kat i lartë i një objekti në ndërtim. Pasi u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë ai vdiq. 

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.