Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktorja nga Tropoja tani i futet politikës, braktis të djathtën për majtizmin e Ramës

Aktorja tropojane, Arjola Demiri ka marrë së fundmi një vendim për t’u përfshirë në politikë.

Ajo ka deklaruar se në zgjedhjet parlamentare do të jetë përkrah kryeministrit Edi Rama, duke renditur edhe arsyet e vendimit të saj.

“Miq e mikesha, familjarë e fansa të mi, po ju komunikoj se në zgjedhjet e pritshme parlamentare do jem përkrah Edi Ramës me tërë mundësitë dhe energjitë e mija.

Vij nga një familje e djathtë në gen, por pikërisht kjo me intrigon të braktis përgjithmonë të ashtuquajturit të djathtë që abuzuan me idealet e prindërve e gjyshërve të mi.

I bashkohem Edi Ramës se qytetin tim të lindjes nga një gërmadhe e varrezë politike për 25 vjet e riktheu në jetë e në një qytet modern që bashkëjeton me shekullin e ri.

Edhe Arjola Demiri tregon pse nuk fjeti për dy javë pasi doli nga “Big Brotheri” Showbiz Arjola Demiri tregon pse nuk fjeti për dy javë pasi doli nga “Big Brotheri”

Me Edi Ramën do jem jo vetëm për mandatin e tretë, por dhe për të katërtin…”, shprehet Arjola.

Arjola ia ka bërë të ditur vendimin e saj drejtuesit politik të PS-së për Qarkun e Kukësit, Safet Gjici:

“Me shumë dëshirë, ndërgjegje e vendosmëri do jem me ju në fushatë. Jam e lumtur të jem përkrah jush, që keni treguar kurdoherë qe dini e mundeni të jeni kampion”.

Arjola është pjesë e kastit të “Portokallisë”, spektakël i cili pritet të rikthehet së shpejti në ekran.

Edhe E bukura e Tropojës, nënë e tre fëmijëve, befason artdashësit Showbiz E bukura e Tropojës, nënë e tre fëmijëve, befason artdashësit

Kujtojmë se aktorja ka luajtur bashkë me Ramën në filmin shqiptar të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”. Pas transmetimit të filmit ajo u emërua drejtore e Pallatit të Kulturës në Bajram Curri/Dita.

{gallery}