Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

5 këngët shqipe më të dëgjuara këtë verë

Këtë verë artistët shqiptarë kanë qenë shumë aktivë me projekte të reja.

Shumë prej tyre arritën sukses të madh me tekste dhe videoklipe që përcjellin atmosferë verore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në krye të fronit vazhdon të qëndrojë Dhurata Dora me këngën “Only You” në bashkëpunim me artistin Gims. Kjo këngë përveçse ka arritur shikueshmëri të madhe në trojet shqiptare, ka depërtuar dukshëm edhe në tregun ndërkombëtar, me 49 milionë klikime në Youtube.

Këngë tejet e dëgjuar këtë verë është edhe bashkëpunimi i tre artistëve, Kida, Ledri Vula dhe Butrint Imeraj, të cilët sollën në treg këngën “Dale”, që ka grumbulluar 38 milionë klikime në Youtube.

E diva shqiptare Dafina Zeqiri këtë verë i ka argëtuar ndjekësit e saj me 4 këngë verore, ku ajo “Pa ty”, në bashkëpunim me Cricket dhe Muma, sollën një shikueshmëri prej hiç më pak se 26 milionë sosh.

Majk është rikthyer furishëm këtë verë me këngën “Marr”, për tekstin e së cilës u kujdes vetë ai së bashku me Ledri Vulën. Ky bashkëpunim rezultoi mjaft i suksesshëm pasi që grumbulloi deri tani 19 milionë klikime në Youtube.

Vendin e pestë në listën tonë e ndajnë këngët “Mi Amor” e Noizit dhe Dhurata Dorës, si dhe “Dujëm” e Butrint Imerit, të dyja këto me 18 milionë klikime në Youtube.