Showbiz

Pesë këngët shqip më të klikuara më 2020

Këtij viti i munguan mbrëmjet muzikore dhe koncertet, po artistët nuk u ndalën në asnjë sezon gjatë vitit, duke sjellë projekte të shumta, të cilat kanë treguar suksese të mëdha, qoftë edhe vetëm virtualisht.

Listën e këngëve më të klikuara të vitit e prinë dyshja super e suksesshme, Kida dhe Mozzik.

Projekti i tyre dy në një “Panorama dhe Pishmon” mbanë primatin me mbi 52 milionë shikime në platformën Youtube.

Ndonëse i publikuar në fillim të qershorit, dueti i tyre arriti që brenda muajve të dalë si e pari, duke e dëshmuar se ky vit ishte padyshim i dyshes në fjalë.

Edhe Kida, edhe Mozzik gjatë gjithë vitit ishin aktiv me këngë tjera, të cilat rezultuan të suksesshme dhe u pëlqyen shumë nga adhuruesit e tyre që janë të shumtë në numër.

Dyshja tjetër tashmë e dëshmuar si e suksesshme është Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj. Ata edhe këtë verë sollën një hit që e karakterizoi verën 2020.

Me mbi 44 milionë shikime, dyshja me bashkëpunimin e tyre “Panorama”, listohet e dyta me radhë. Edhe pse u publikua në muajin korrik, dueti për gjysmë viti arriti të renditet me këtë sukses në toplista, ndërsa kënga po vazhdon të dëgjohet edhe gjatë stinës së ftohtë.

Kënga e tretë më e dëgjuar e vitit është po ashtu një duet, që kësaj radhe vjen nga Tayna në bashkëpunim me Mozzik.

Përveçse Mozzik e dëshmon suksesin e tij, duke zënë dy pozita tashmë, është edhe Tayna e cila sikurse viteve të fundit, ka qenë goxha e suksesshme me projekte, ndonëse pa mbushur klubet e muzikës sikurse e ka zakon.

E publikuar më 22 janar, bashkëpunimi “Edhe Ti” nga Tayna dhe Mozzik ka arritur që përgjatë vitit të mbledhë mbi 37 milionë shikime në Youtube, duke e renditur kështu në bendin e tretë në këtë listë.

Në këtë radhitje nuk kishte si të mungonte as Dhurata Dora, muzika e së cilës tashmë ka kaluar edhe kufijtë shqipfolës.

Edhe këtu bëhet fjalë për një bashkëpunim, mes Dhuratës dhe reperit shqiptar me famë edhe në shtetet gjermanfolëse, Azet.

Me mbi 30 milionë shikime në Youtube, bashkëpunimi i tyre “Fajet” përveçse një hit i padiskutueshëm në vend, është dëgjuar me të madhe edhe në shumë shtete tjera.

Është padyshim ndër artistet më aktive përgjatë vitit, e puna e pandalshme e saj, ka bërë që Dafina Zeqiri të renditet e pesta në listën e këngëve më të suksesshme të vitit.

“Një herë në jetë” titullohet kënga e Dafinës që vjen në bashkëpunim me Cricket, bashkëpunëtorin e besnik të këngëtares, bashkëpunim ky që ka mbledhur rreth 28 milionë klikime, që nga muaji mars kur edhe është publikuar.

Sa i përket top pesëshes së parë, janë që të gjitha pesë bashkëpunime që kanë arritur në këtë listë, duke e fuqizuar edhe thënien e famshme “bashkimi bënë fuqinë”.

https://www.youtube.com/watch?v=kzFpHJIkuwg

https://www.youtube.com/watch?v=MYyn0P3homA

https://www.youtube.com/watch?v=zVvGZNM0fCA

https://www.youtube.com/watch?v=5MfUq0FhHPg

https://www.youtube.com/watch?v=acHFqpdqw8E