Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dafina dhe Majk mbi 5 milionë klikime për tri javë

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe këngëtari Majk, kanë mbledhur në kanalin e YouTube-s mbi 5 milionë klikime me bashkëpunimin "Më Fal".

Ky projekt u prit mirë nga publiku, ndonëse pati zëra që është e ngjashme me një këngë serbe.

Ky është bashkëpunimi i parë mes dyshes Dafina dhe Majk e që kanë paralajmëruar edhe projekte të tjera me artistë të ndryshëm.