Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Publikohet kënga e Ledrit, Kidës dhe Butrintit

Kënga “Dale”, një bashkëpunim mes tre artistëve kosovarë, Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri është publikuar në platformat online.

Kënga pritet të shndërrohet në një hit të kësaj vere pasi edhe ritmet e saj përkojnë me stinën e verës.

Edhe klipi i këngës është plotë gjallëri dhe është xhiruar kryesisht në një fushë golfi.

Bashkëpunimi mes tre këngëtarëve nuk pritet të jetë i vetmi i këtij lloji këtë verë. Një tjetër bashkëpunim është duke u bërë gati pasi së shpejti pritet të publikohet edhe kënga me videokip e Nora Istrefit, Gjikos dhe Melinda Ademit.