Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Xhensila e Ledri publikojnë duetin e shumëpritur

Ledri - Xhensila

Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula, kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët – këngën “Ma Kthe”.

Kënga, e cila ishte paralajmëruar prej kohësh dhe shumë e pritur nga fansat, është lansuar të martën në YouTube dhe brenda pak orësh ka filluar të marrë reagime pozitive dhe mijëra shikime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ma Kthe” sjell një kombinim të stilit të ndjeshëm të Xhensilës me energjinë karakteristike të Ledrit, duke e bërë duetin një ndër bashkëpunimet më të spikatura të këtij viti në muzikën shqiptare.

Kënga po cilësohet si “hit potencial” i pranverës.

VIDEO: