Showbiz

Tyga arrestohet për dhunë në familje

Tyga është arrestuar nën akuzat për dhunë në familje.

Departamenti i Policisë në Los Angeles tha se 31 vjeçari u dorëzua sot në mëngjes në stacionin e Hollywood për dhunë në familje.

Reperi u dorëzua vullnetarisht në polici pasi ish e dashura e tij, Camaryn Swanson, pretendon se ai e goditi atë, raporton TMZ. Raportohet se Tyga sulmoi Swansonin më 11 tetor rreth orës 3 të mëngjesit pasi ajo mbërriti në shtëpinë e tij dhe filloi të vepronte në mënyrë agresive.

Ai më pas dyshohet se e la atë brenda dhe përleshjet vazhduan.

Të martën pasdite, Tyga u fotografua duke dalë nga stacioni i policisë.

Swanson në Instagram shkroi se ajo ka qenë e abuzuar emocionalisht, psiçikisht dhe fizikisht, teksa shpërndau një video ku shihej syri i mavijosur.

Tyga dhe Swanson kanë qenë në lidhje dashurie nga fillimi i vitit.