Rok bendi “Coldplay” dhe grupi i muzikës K-Pop, “BTS”, më në fund e kanë konfirmuar bashkëpunimin rreth këngës së re me titull, “My Universe”.
Grupi britanik dhe superyjet nga Korea Jugore i kanë informuar fansat se, kënga e tyre e re do të lansohet më 24 shtator, vetëm disa muaj pas fillimit të spekulimeve rreth bashkëpunimit muzikor mes dy grupeve të njohura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlien Radio FM, një llogari në Twitter e krijuar nga “Coldplay” për informacione në lidhje me albumin e tyre të ardhshëm, i ngacmoi fansat e entuziazmuar për këtë projekt, duke postuar simbole të koduara. Kurse, të hënën mbrëma, te dyja grupet e konfirmuan lajmin e mirë përmes postimeve në rrjetet sociale.
Në këta muajt e fundit, “Coldplay” dhe “BTS”, kanë shfaqur publikisht admirim për njëri-tjetrin.
Yjet e hitit “Dynamite” e interpretuan këngën “Fix You” të grupit “Coldplay”, në një paraqitje speciale për “MTV Unplugged” ku edhe deklaruar se kjo ishte një këngë domethënëse për ta, pasi i ka ndihmuar ata t’i kalojnë disa momente të vështira në karrierë.
Bendi i njohur për hite të shumta të muzikës rok, pop, indie dhe rok alternativ, përmes rrjeteve sociale e lavdëruan grupin “BTS” si dhe para disa muajve, ua rekomanduan ndjekësve që ta dëgjojnë hitin e tyre, “Butter”.
Vokalisti i “Coldplay”, Chris Martin, po ashtu kishte deklaruar se ka shumë respekt dhe dashuri për megayjet e muzikës K-Pop, dhe që me shumë dëshirë do të pranonte të bashkëpunojë me këtë grup.