Showbiz

“BTS” shënon rekord të ri me këngën “My Universe”

Grupi i njohur i muzikës K-Pop, “BTS”, ka shënuar rekord të ri teksa kënga e tyre e re, “My Universe”, e cila vjen në bashkëpunim me rok grupin “Coldplay”, arriti të debutojë në pozitën e parë të toplistës “Billboard Hot 100”

Bashkëpunimi mes “BTS” dhe “Coldplay” me titull, “My Universe”, arriti të shënojë suksese të jashtëzakonshme me t’u publikuar, gjë që edhe pritej marrë parasysh bazën e madhe të adhuruesve që e gëzojnë këto dy grupe të njohura anembanë globit.

“My Universe” u pozicionua në maje të toplistës së 100 këngëve më të mira, pas arriti të transmetohet 11.5 milionë herë në Shtetet e Bashkuara, i mori 127 mijë shkarkime në platformat muzikore si dhe e tërhoqi një numër të madh të dëgjuesve nëpër radiostacionet muzikore.

E lansuar më 24 shtator në versionin audio, “My Universe”, tani është bërë kënga e gjashtë e grupit nga Korea Jugore që e kryeson toplistën “Billboard”, pas hiteve “Dynamite”, “Savage Love”, “Life Goes On”, “Butter” dhe “Permission to Dance”. Këtë sukses e kanë arritur Brenda një viti, duke u bërë edhe artistët e dytë në histori të muzikës që e shënojnë këtë tirumf, pas grupit legjendar “The Beatles”.

Suksesi i këngës së re i takon edhe rok bendit britanik, “Coldplay”, të cilët e shënojnë herën e dytë që e kryesojnë toplistën e 100 këngëve më të mira, pas hitit “Viva La Vida” të lansuar në vitin 2008.

“My Universe” gjithashtu merr u rendit në vendin e parë të toplistave “Billboard Global 200” dhe “Billboard Global U.S.”, të cilat rendisin këngët bazuar në të dhënat e transmetimit dhe shitjeve nga më shumë se 200 territore.