Showbiz

“Coldplay” dhe Selena Gomez kanë realizuar këngë të re së bashku

Grupi i njohur i muzikës rok, “Coldplay”, me vokalist Chris Martinin dhe këngëtarja 29-vjeçarte, Selena Gomez, po bëhen gati ta realizojnë një këngë të re së bashku.

Kënga e zhanrit baladë titullohet “Let Somebody Go”, dhe pritet të publikohet pak para lansimit të albumit të shumëpritur të bendit, “Music Of The Spheres”, i cili del në treg për gjithë fansat më 15 tetor të këtij viti.

Një burim për gazetën “The Sun” citohet të ketë thënë: “Chris gjithmonë ka qenë adhurues i madh i Selenas, dhe është një ëndërr e shndërruar në realitet për ta që ajo më në fund do të jetë pjesë e albumit të grupit. Ai e ka shkruar një baladë të bukur të cilën e kanë incizuar së bashku në muajin prill. Ata tashmë kanë plane për një performancë speciale live, e cila do të realizohet pak para lansimit të albumit të rokerëve. Selena është shumë e njohur për të rinjtë, prandaj anëtarët e ‘Coldplay’ shpresojnë se një bashkëpunim i këtillë do t’i ndihmojë të krijojnë adhurues të gjeneratave të reja”.

Yjet e hitit “Higher Power”, aktualisht po e gëzojnë një sukses të jashtëzakonshëm në toplistat muzikore me këngën “My Universe”, bashkëpunimi i tyre i fundit me grupin e muzikës K-Pop, “BTS”.

Chris Martin, vokalisti i grupit britaniki përbërë edhe nga anëtarët e tjerë, Guy Berryman, Will Champion dhe Jonny Buckland, tregoi se bashkëpunimi me “BTS” ishte një ëndërr e shndërruar në realitet.

“E kisha imagjinuar si do të dukej projekti për muaj të tërë, dhe tani, janë ku jemi. Ka qenë shumë e vështirë të udhëtonim drejt Koresë Jugore, por kemi qenë me fat që na u lejua të vinim këtu vetëm për ta incizuar këngën”.

Kohëve të fundit, “Coldplay” dhe “BTS”, kanë shfaqur publikisht admirim për njëri-tjetrin. Yjet e hitit “Dynamite” e interpretuan këngën “Fix You” të grupit “Coldplay”, në një paraqitje speciale për “MTV Unplugged” ku edhe deklaruar se kjo ishte një këngë domethënëse për ta, pasi i ka ndihmuar ata t’i kalojnë disa momente të vështira në karrierë.

Bendi i njohur për hite të shumta të muzikës rok, pop, indie dhe rok alternativ, përmes rrjeteve sociale e lavdëruan grupin “BTS”, i përbërë nga anëtarët, V, JungKook, Jimin, Jin, Suga, RM dhe J-Hope, si dhe para disa muajve, ua rekomanduan ndjekësve që ta dëgjojnë hitin e tyre, “Butter”.

Vokalisti i “Coldplay”, Chris Martin, po ashtu kishte deklaruar se ka shumë respekt dhe dashuri për megayjet e muzikës K-Pop, dhe që me shumë dëshirë do të pranonte të bashkëpunojë me këtë grup.

“Kur vjen puna tek ‘BTS’, unë mund të shprehi vetëm dashuri dhe respekt për ta. Që të shtatë anëtarët më duken djelmosha cool, të cilët luftojnë për çështje të rëndësishme dhe këndojnë për gjëra të mira. Më pëlqen shumë fakti se ata janë bërë aq të famshëm anembanë botës dhe një pjesë të madhe të këngëve i këndojnë në gjuhën koreane. Pra nuk duhet të këndojnë gjithmonë në anglisht. I dua shumë ata dhe nëse e kemi këngën e duhur, kurrë nuk do ta refuzoja bashkëpunimin me ta, sepse i pëlqej si njerëz dhe si artistë”, kishte deklaruar muzikanti 44-vjeçar, Chris Martin.

Kënga “My Universe” ka vetëm dhjetë ditë që është publikuar në “YouTube”, dhe i numëron më shumë se 42 milionë klikime. Pritet që së shpejti t’i realizohet edhe një videoklip i veçantë muzikor.