Sulmuesi Robert Lewandowski dhe mesfushori Rodrigo De Paul janë përfshirë në një incident në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, në barazimin 1:1 të Chicago Fire dhe Inter Miamit.
Gjatë ditës është zbuluar edhe çfarë është diskutuar në atë incident, ku pati edhe shtyrje e kontakt fizik mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
Lewandowski e shënoi golin për 1:0 në të mirë të Chicagos në minutën e 10-të, ndërsa Casemiro me asistim të Lionel Messit, i barazoi shifrat tre minuta pas pushimit.
De Paul dhe Lewandowski kanë shkëmbyer shumë fjalë, ndërsa polaku u tall nga mesfushori argjentinas.
“Kush je ti, budalla? Unë kam fituar dy Kupa të Amerikës dhe Kupën e Botës. Po ti?”, ka thënë De Paul sipas “Mundo Deportivos”.
Të dy futbollistët mund të gjobiten për situatën e krijuar në fushën e lojës.
Inter Miami i ka 44 pikë në vendin e dytë, ndërsa Chicago Fire me një ndeshje më pak të luajtur, ka 39 pikë në pozitën e katërt.
Este intercambio de palabras entre Rodrigo De Paul y Lewandowski 👀🔥
— ESPN Deportes (@ESPNDeportes) September 10, 2026
(vía MLS por Apple TV) pic.twitter.com/luepiNEFLd