Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lewandowski shënon golat e parë në MLS

Robert Lewandowski

Sulmuesi i njohur, Robert Lewandowski, i ka shënuar dy golat e parë në MLS të SHBA-së.

Në ndeshjen e tretë në kampionatin amerikan, 37-vjeçari shënoi dy gola për fitoren 2:1 të Chicago Fire ndaj Charlotte. Ndeshja u luajt në orët e para të së dielës.

Polaku Lewandowski kaloi te Chicago pasi i përfundoi kontrata me Barcelonën.

Për të ishte ndeshje debutuese në stadiumin e Chicagos. 

Ndërkohë Thomas Muller realizoi penallti për barazimin 1:1 të Vancouverit me Los Angeles FC.