Pas paraqitjes së të gjitha fakteve për të cilat Prokuroria pretendon se i ka, ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, 9 muaj për Hajredin Kuçin dhe nga tre vjet për të tjerët.
“Bazuar në të gjitha provat, faktet, Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh në dënimin e zbatueshëm në këtë rast. Prokuroria kërkon që të jepni një vendim siç është kërkuar; për Kuçin 9 muaj burgim, për Fazliun 3 vjet burg, Kilajn 3 vjet burgim, Smakajn 3 vjet burgim dhe Thaçi 6 vjet burgim, që do vuhet në vijim të ndonjë denimi që mund të jepet në çështjen 6 nëse do të jepet”, ka thënë Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, akuzat që ZPS-ja ka ngritur dhe akuzat që ZPS-ja ka vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm, janë krime.
“Janë krime për një arsye të qartë; Përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor përpara kësaj gjykate që ekziston këtu në Hagë pikërisht për shkak të kaluarës së gjerë të frikësimit dhe ndërhyrjes së dëshmitarëve në Kosovë paraqet një kërcënim për administrimin e drejtë dhe të lirë të drejtësisë”, ka thënë Prokuroria.
Deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë
Në Gjykatë Speciale janë duke u mbajtur deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerët, në...-
Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin e tij: Vendimi duhet të bazohet në prova, jo në spekulime
-
Prokurori: Dëshmitari i parë që shënjestroi Thaçi ishte Sylejman Selimi
-
ZPS: Provat janë të rënda, Thaçi tentoi të përgatitë narrativën e preferuar për veprimet e tij
-
ZPS-ja kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë
-
Gjyqi tjetër ndaj Thaçit më 17 nëntor