Në gusht të vitit 2002, Alicia Keys ishte shumë e sëmurë nga gripi. Ishte gati koha për të marrë pjesë për herë të parë në ceremoninë e çmimeve “Grammy”.
Atë natë, ajo ishte e nominuar për gjashtë çmime, përfshirë edhe për këngën e vitit me këngën “Fallin’” dhe kishte për të performuar disa hite përkrah valltarit të flamengos, Joaquin Cortes, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E nxora veten nga shtrati”, kujton ajo në autobiografinë e saj “More Myself”. “Nuk doja ta humbja ceremoninë e parë ‘Grammy’, edhe nëse fytyra ime do të shkapërderdhej mbi tastet e pianos”.
Një vaksinë e vitaminës B12 e mbajti gjatë tërë ceremonisë, ku Keys rrëmbeu pesë nga gjashtë çmimet për të cilat ishte e nominuar, duke mundur rekordin Lauryn Hillit, e cila ishte këngëtarja me më së shumti trofe për një vit.
Përzierja e ndjenjave, sëmundja dhe përgjumja e bënë të ndihet sikur “kishte ardhur nga një tjetër hapësirë”.
“Cili artist i ri i fiton pesë çmime vetëm pas një albumi? Gjatë tërë natës më dukej e pabesueshme. Ndihesha sikur dola përtej planetit Tokë”, tha ajo.
Pas kësaj, më 2020 dhe Keys u rikthye në “Grammy” – këtë herë si nikoqire – kur Billie Ellish përsëriti suksesin me pesë çmime.
Adoleshentja, që ka lindur në vitin e njëjtë që Keys kishte debutuar, dukej jo rehat me tërë brohoritjet. Kur nominimet për albumin e vitit ishin lexuar, kamera e zuri atë duke thënë, “ju lutem, jo unë”. Në skenë, ajo e pranoi se ndihej se nuk e meritonte çmimin.
Duke e shikuar nga ana tjetër, Keys e dinte saktësisht se çka po përjetonte.