Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“1 Kafe me Labin” rikthehet në kryeqytet

Emisioni i së dielave pasdite në ekranet kosovare “1 kafe me Labin” do ta përmbyllë ciklin e realizimit të transmetimeve direkte nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Këtë të diel Labi rikthehet në kryeqytet për një tjetër emision me shumë të ftuar dhe me rubrikat e shumta.

Ndryshe, cikli i emisioneve të verës do të fillojë të transmetohet nga 5 korriku me imazh, studio dhe reportazhe nga pika të ndryshme bregdetare, të cilat mund të vizitohen dhe operojnë edhe në kohën kur rajoni po ballafaqohet me tejkalimin e pandemisë.

“1 kafe me Labin” transmetohet çdo të diel nga ora 12:10 vetëm në KTV.