Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“1 Kafe me Labin” në lagje të Prishtinës e me këngëtarin e izoluar

Emisioni “1 kafe me Labin” do të vijë në edicionin e radhës në transmetim direkt nga një prej lagjeve të Prishtinës.

I ftuar i parë do të jetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, derisa do të ketë edhe shumë të ftuar të tjerë nga bota e showbizit.

Pjesë e emisionit do të vijë edhe një material i përgatitur me këngëtarin Afrim Muçiqi, i cili do të shpalosë detaje rreth jetës së tij, i izoluar dhe pa aktivitetet të cilat e mbajnë afër me publikun.

“1 kafe me Labin” transmetohet çdo të diel pas lajmeve të orës 12:00 në KTV.