Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, do të intervistojë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, të dielën e 3 majit.
Intervista do të bëhet përmes Facebookut, ku këngëtarja nga Prishtina do të intervistojë Ahmetin duke lexuar pyetjet e qytetarëve.
Në një postim në rrjete sociale, Lipa ka thënë se “ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit”.
“Si qytetarë të Prishtinës, Dua Lipa dhe Dugi Lipa lidhen live për bisedë me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Dërgoni pyetjet tuaja në [email protected] dhe Dua do t'ia bëjë pyetjet më interesante kryetarit të komunës së Prishtinës. ? E diel më 3 maj, ora 21:00 LIVE në Facebook”, thuhet në një njoftim të agjencisë “Republika”.
-
Dua Lipa javën e ardhshme në Prishtinë
-
Dua Lipa i fton qytetarët ta vizitojnë bienalen “Manifesta 14”
-
“Sunny Hill Festival” për 2022-n në Prishtinë, paralajmëron befasi
-
Pas situatës me COVID-19 në Prishtinë, pezullohen takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizimit
-
Dua Lipa zotohet për dy projekte të infrastrukturës kulturore në Prishtinë