Banorët e lagjes Mati 1 në Prishtinë i kanë bërë ftesë publike kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, që të bashkohet në tubimin e banorëve për të diskutuar problemet e lagjes.
Ata përmes një njoftimit për media kanë njoftuar se sot do të mblidhen për të diskutuar problemet e lagjes.
Ata thonë se edhe një muaj pas protestës në lagje, asgjë s’ka ndryshuar për të mirë.
“Asnjë interesim nga autoritetet komunale. Gjithashtu, tashmë bëhen plot tre vite që kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti nuk ka qenë në lagje. Neve sonte i kemi bërë thirrje publike që të jetë pjesëmarrës në tubim”, thuhet në njoftim.
Ata gjithashtu kanë njoftuar se takimi mbahet të mërkurën në orën 19:00 në shkollën e “Pavarësia” në lagjen Mati 1, me temën “Diskutim i përgjithshëm për lagjen”.
“Eja në takim kryetar, Shpend A. Ahmeti”, kanë shkruar ata.
Edhe
Banorë të “Mati 1” i bëjnë thirrje kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti “Eja në tubim”!
Kujtojmë se banorët e kësaj lagjeje kanë protestuar në fillim të muajit korrik për shumë probleme me të cilat thonë se ballafaqohen ata.
Dëmtimet në rrugën “Muharrem Fejza”, mos-mbyllja e përroskës, zhurma, pluhuri ishin vetëm disa nga ankesat e banorëve të kësaj lagjeje, të cilat sipas tyre komuna tash e një kohë nuk po i trajton.
-
Banorët e “Mati 1” kërkojnë takim me Ahmetin për punimet në rrugën “Muharrem Fejza”
-
Ankesa e frustrim në diskutimin publik me qytetarët që u mbajt pa praninë e Shpend Ahmetit
-
Ahmeti s’u përgjigjet ftesave të banorëve të “Matit 1”, e quajnë “mosguximtar për ballafaqim”
-
Ahmeti s’i takon prishtinasit për t’i dëgjuar problemet e kryeqytetit