Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“1 kafe me Labin” me biseda e rubrika interesante

Emisioni i së dielës “1 kafe me Labin” do të vazhdojë të sjellë biseda dhe rubrika interesante në ekranin tuaj.

Kjo e diel në studio sjell radioprezantuesen e njohur kosovare Edita Doli, e cila do të flasë si rrallëherë për jetën e saj private.

Kameramani Artan Korenica do të shpalosë detaje për projektet e tij të reja, derisa nuk do mungojnë edhe detajet për trajnimet që ai ofron për fotografët e rinj.

Derisa në “Këndin e dizajnit të modës” do të vijë disenjatorja Shema Sahiti, e cila do të krijojë një veshje të re gjatë emisionit.

“1 kafe me Labin” është emisioni më i shikuar i së dielave në ekranet kosovare dhe vjen në transmetim nga ora 12:10.

Artikuj të ngjashëm