Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“1 Kafe me Labin” për Ditën e Gruas

Emisioni “1 Kafe me Labin” të dielën i dedikohet 8 Marsit.

E ftuar në studio do të jetë këngëtarja Lori, e cila do të sfidohet përballë pyetjeve të gazetarëve të rinj.

Mesazhe urimi do të vijnë nga gra të njohura dhe me ndikim në jetën publike kosovare si Vjosa Osmani, Atifete Jahjaga, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Mimoza Kusari.

Shumë surpriza do të shpalosen për tri orë program vetëm në “1 Kafe me Labin”.

“1 Kafe me Labin” transmetohet në KTV nga ora 12:10.

Artikuj të ngjashëm