Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Recetat e Lindës

Shpatull pule me salcë

Përbërësit:

1 kg shpatull

2 speca të kuq

1 spec të gjelbër

1 qepë

Edhe Shpatull pule balsamike TE LINDA Shpatull pule balsamike

5 thelpinj hudhër

1 lugë çaji krip

1 lugë çaji spec të kuq “Besjana”

1 lugë çaji spec të kuq djegës “Besjana”

Pak trumzë të thatë

Vaj ulliri

Edhe Shpatull pule e pjekur me perime TE LINDA Shpatull pule e pjekur me perime

Krip/piper

1 kos grek të vogël ose 150 ml ajkë

Image

Përgatitja:

Shpatullën e marinuar me vaj ulliri, kripë dhe piper e skuqim në të dy anët.

Grimcojmë perimet, dhe i skuqim në të njëjtën enë ku është skuqur mishi.

Edhe Tavë me perime me shpatull pule TE LINDA Tavë me perime me shpatull pule

Shtojmë erëzat dhe 100 ml ujë.

Posa të vlojnë, e kthejmë mishin në salcë, e fusim në furrë për 10-25 në 200°C, pastaj e largojmë nga furra, ia shtojmë ajkën në salcë, i përziejmë mirë dhe e rikthejmë në furrë për 5min të tjera.