Komisioni Evropian ka mohuar pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se pati “bisedë të gjatë” me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Sevilla.
“Presidentja von der Leyen pati bisedë të rastësishme dhe spontane me presidentin Vuçiq në sallonin e pritjes para darkës zyrtare në Sevilla”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Stefan de Kersmacker, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me deklaratën e Vuçiqit në lidhje me takimin dhe pretendimin se “nuk kanë folur kurrë për bashkëpunim dypalësh për kaq gjatë”, transmeton “N1”.
Mediat pro-Vuçiqit raportuan të hënën se presidenti serb nga Sevilla u shpreh se “ka pasur bisedë të gjatë me Ursula von der Leyen, 30 minuta”.
"Ajo pati mundësinë të shkëmbente disa fjalë me shumë udhëheqës gjatë asaj ngjarje, përfshirë presidentin Vuçiq. Pra, nuk ishte takim zyrtar dypalësh”, këmbënguli zëdhënësi i Komisionit Evropian.
-
Vuçiq – Von der Leyen: I domosdoshëm kompromisi në dialog
-
Picula demanton Vuçiqin: S’është e vërtetë që delegacioni i PE-së shkon në Beograd i paftuar
-
Zgjedhjet lokale dhe vizita e Von der Leyen mund të ndihmojnë në heqjen e mëtejme të masave
-
Osmani: Me Von der Leyenin diskutuam për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës
-
Von der Leyen takon Kurtin në Kuvend