Tre fëmijë kanë vdekur në Kroaci pasi zjarri ka kapluar shtëpinë e tyre në Kurshanec.
Njëri fëmijë ishte i lindur më 2016, tjetri më 2018 dhe i treti më 2022. Një foshnje që kishte lindur vitin e kaluar, ka shpëtuar, raportoi Index.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan deri te zjarri. Policia është paraqitur menjëherë dhe po heton shkakun.
Policia po heton edhe se ku kanë qenë prindërit në momentin që ka nisur zjarri.
Media kroate raporton se hetimi ka nisur orë më vonë për shkak se gjendjes së rëndë së shtëpisë e cila është shkatërruar dhe është dashur kohë të shuhet zjarri plotësisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjashtë të vdekur, përfshirë katër fëmijë, si pasojë e një zjarri në Novi Sad
-
Vdesin tre fëmijë shqiptarë në SHBA pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin
-
Evropa përballë zjarreve masive – në Francë qindra të arrestuar për zjarrvënie
-
Zjarr i madh në Kroaci, dhjetëra të lënduar dhe mbi 1 mijë të evakuuar
-
Digjet një shtëpi në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijë