Një grua së bashku me dy fëmijët e saj të mitur kanë vdekur pasi shtëpia e tyre është përfshirë nga zjarri.
Sipas A2CNN në vendngjarje është gjetur një bombolë gazi, ndërsa dyshohet se shpërthimi i saj mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 të mërkurën. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë dalë Policia dhe zjarrfikësit.
“Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdesin tre fëmijë shqiptarë në SHBA pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin
-
27-vjeçarja në Shkodër humb jetën pas lindjes së binjakëve
-
Babai me dy fëmijët humbën jetën nga zjarri brenda banesës
-
Vdiqën dy fëmijë e babai nga zjarri në një banesë në Malishevë
-
Tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi i një zjarri në Budapest