Gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe katër fëmijë, kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në orët e para të së premtes në Novi Sad në Serbi
Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se ata kanë vdekur tragjikisht.
"Në zjarrin që shpërtheu sot në mëngjes, rreth orës 3 të mëngjesit, në një shtëpi, në rrugën ‘Gjordje Dere’, vdiqën gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, të moshës dy deri në shtatë vjeç”, është shprehur Daçiq.
Tanjug raporton se sipas Ministrisë së Brendshme ata janë anëtarë të një familje që jetonte në atë adresë.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën nëntë të vdekur pas zjarrit në shtëpinë e pleqve në Tuzla
-
Tre fëmijë vdiqën nga zjarri që kaploi shtëpinë në Kroaci
-
Tetë të vdekur nga zjarri në një shtëpi të pleqve në Serbi
-
Serbia nis hetimet pas shembjes së strehës në Novi Sad që la 14 të vdekur
-
Tetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad