Mijëra njerëz janë mbledhur në Serbi të hënën kundër planeve për ta kthyer një ish-seli të ushtrisëm të shkatërruar nga bombardimet e NATO-s në një kompleks luksoz, të financuar nga firma e dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner.
Të udhëhequr nga studentët e universitetit të Serbisë, turma ka mbajtur një demonstratë të zhurmshme jashtë rrënojave të ish-ndërtesës ushtarake në qendër të Beogradit, raporton AP.
Protestuesit kërkuan që të rikthehej statusi i saj i mëparshëm, i zonës së mbrojtur kulturalisht, dhe të shfuqizoheshin planet me Kushnerin për rizhvillimin e saj.
Protesta është pjesë e një lëvizjeje mbarëkombëtare kundër korrupsionit në Serbi që filloi pasi një strehë betoni në një stacion treni u shemb, duke vrarë 16 persona.
Kritikët kanë fajësuar për aksidentin vdekjeprurës korrupsionin e shfrenuar të qeverisë, neglizhencën dhe mosrespektimin e rregullave të sigurisë së ndërtimit.
-
Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër ligjit që lejon projektin e Kushnerit
-
Në Beograd organizohen protesta kundër projektit të dhëndrit të Donald Trumpit
-
Serbët kundërshtojnë investimet e Kushnerit në pronën e ish-shtabit të përgjithshëm në Beograd
-
Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore
-
Tërheqja e Kushnerit nga investimi në Beograd, Vuçiq ankohet për humbje të qindra milionave dhe përmend Shqipërinë