Presidenti rus, Vladimir Putin ka vlerësuar të martën Serbinë për mosvendosjen e sanksioneve kundër Moskës për shkak të luftimeve në Ukrainë.
Komentet e tij erdhën gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Pekin, teksa të dy udhëheqësit po qëndrojnë në Kinë për të marrë pjesë në një paradë masive ushtarake të mërkurën, që shënon 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Putini gjatë takimit ka vlerësuar "kursin e pavarur të politikës së jashtme" të Vuçiqit, ndërsa udhëheqësi serb ka thënë se vendi i tij ka qenë "në një situatë shumë të vështirë dhe nën presion të madh" që kur Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë.
Vuçiqi është zotuar gjatë takimit të ruajë "neutralitetin ushtarak" të Serbisë, teksa refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
-
Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën
-
Sfidon Perëndimin, Vuçiqi merr pjesë në paradën ushtarake në Kinë
-
Putin: Vuçiqi erdhi në Moskë edhe pse u përpoqën ta ndalnin
-
Raportohet se Putini ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
-
Vuçiqi paralajmëron Evropën: Jemi në prag të një lufte më të madhe