Zakonisht në librarinë “Dukagjini” mund të shkoni për të gjetur librat që ju dëshironi t’i lexoni me shumë dëshirë. Mirëpo, kësaj radhe aty po zhvillohej një aktivitet shumë atraktiv për fëmijët. Bëhet fjalë për yogan.
Yoga është një lloj ushtrimi ku ne lëvizim trupin tonë në pozicione të ndryshme. Këto pozicione na ndihmojnë të bëhemi më të fortë, fleksibilë, të përmirësojmë frymëmarrjen tonë dhe ta relaksojmë mendjen.
Përmes udhëzimeve të mësueseve nga “Urban Yoga”, Agnesës dhe Rinës, fëmijët realizonin pozicionet e ndryshme të yogas. Këto pozicione dhe ushtrimet e frymëmarrjes sjellin harmoni në trupin dhe mendjen tonë.
Fëmijët mundoheshin të realizonin sa më mirë këto pozicione. Shumë të përkushtuar ata përsërisnin lëvizjet disa herë dhe në fytyrat e tyre shihej lumturia që ata përjetonin.
Tani ishte koha që të luanin një lojë së bashku. Secili prej fëmijëve do të merrte një kartë ku aty gjente një mbishkrim rreth pozicionit që mbante karta. Më pas të gjithë së bashku realizonin pozicionin që ndodhej në kartë. Nga kjo lojë ata kuptuan që ekzistojnë pozicione të llojllojshme të yogas si pema, tigri, elefanti dhe lotusi.
Loja me kartat e yogas i zbaviti shumë fëmijët, të cilët po shijonin aktivitetin e yogas me miqtë e tyre.
Edhe
Programi Fluturues i Fëmijëve, emision kushtuar yogas
Për të përmbyllur këtë aktivitet, u ndalën dritat dhe u realizua pozicioni final i yogas, Savasana. Ky pozicion i jep trupit kohë për të harmonizuar praktikën që sapo e kemi bërë. Gjithashtu ndihmon ta relaksoni të gjithë trupin dhe mendjen.
Praktikimi i yogas na bën të ndihemi mirë. Mirëpo, më shumë për përfitimet që sjell te fëmijët na tregoi mësuesja e yogas, Rina Mehmeti.
Pra, yoga është një praktikim me shumë përfitime të mëdha dhe lehtë e realizueshme. Prandaj mos hezitoni që ta provoni atë dhe më pas do ta shihni se sa mirë dhe të relaksuar do të ndiheni.