Edicioni më i ri i Programit Fluturues të Fëmijëve iu kushtua yogas si një aktivitet me përfitime të mëdha edhe për fëmijë.
Yoga është një lloj ushtrimi ku ne lëvizim trupin tonë në pozicione të ndryshme. Këtë ushtrim e praktikojnë fëmijët në këtë edicion të PFF-së.
Madje ata mësojnë për pozicione që i ndihmojnë të bëhen më të të fortë, fleksibilë, të përmirësojnë frymëmarrjen dhe të relaksojnë mendjen.
Pjesë e emisionit janë edhe rubrikat “Punëdore”, “Kuiz” dhe “Gjëegjëza”. Për më shumë klikoni linkun e mësipërm.