Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Interesimi i fëmijëve për gjuhë të huaja

Të mësosh gjuhë të huaja është më shumë sesa të kuptosh, lexosh dhe të thuash fjalë në ato gjuhë. Të dish gjuhë të huaja do të thotë të hapësh horizontet drejt arritjeve të shumta në jetë dhe njohjes së botës gjigande në të cilën ne jetojmë. Besoj se ju të dashur fëmijë keni shumë dëshirë të mësoni gjuhë të reja.

Ashtu sikurse ju, janë edhe nxënësit e shkollës së gjuhëve të huaja “Britannica ELT School”, të cilët mezi presin të vijojnë mësimet në gjuhën që ata kanë zgjedhur ta mësojnë. Me udhëzimet dhe mësimet nga mësuesja e tyre, ata marrin informacione të shumta në gjuhën angleze, mësojnë fjalë të reja dhe rregullat gramatikore të kësaj gjuhe.

Procesin e mësimit në këtë shkollë e bëjnë akoma më interesant librat shumë atraktivë për fëmijët dhe “tabela e mençur” (smart board), përmes së cilës fëmijët kanë mundësi që ato që i mësojnë t’i shohin në mënyrë vizuale dhe t’i dëgjojnë. Gjithashtu të zhvillojnë aktivitete të ndryshme përmes kësaj tabele. E më shumë rreth veçantisë që ka kjo mënyrë e të mësuarit dhe rëndësisë që kanë gjuhët e huaja na tregoi mësuesja e gjuhës angleze, njëherazi menaxhere e kësaj shkolle, Margita Pakashtica, e cila ka 17 vjet përvojë si mësuese dhe vazhdon ta ushtrojë këtë profesion me shumë pasion.

Interesimi dhe dëshira që kanë fëmijët për të mësuar gjuhë të huaja është shumë i madh. Kështu ata kanë arritur të zhvillojnë shumë mirë aftësitë e tyre në gjuhën angleze.

Mirëpo më shumë rreth kësaj dëshire dhe çfarë kanë mësuar ata në këtë shkollë na treguan vetë ata.