I ka vetëm 5 vjet dhe tashmë e kupton shumë mirë dhe e flet rrjedhshëm gjuhën angleze.
Është kjo Liana Gashi, nxënëse e parafillores, e cila krahas gjuhës amtare ka interesim të madh edhe për gjuhën angleze.
Atë e ka mësuar kryesisht nga të afërm të saj që jetojnë në Amerikë, nga babai i saj e edhe nëpërmjet telefonit.
Atraktive dhe e lehtë i duket anglishtja.
Edhe lojën me shokët e shoqet e bën në anglisht dhe mësojnë fjalë të reja nga njëri-tjetri.
Edhe E kam fëmijën 5 vjeç. Ende nuk di të flasë mirëPor, derisa Liana di të bëjë dallimin dhe nuk i ngatërron fjalët mes dy gjuhëve, ka fëmijë që e kanë problem shqipen.
Edukatorja Emine Tërnava thotë se një dukuri e tillë është shqetësuese.
Prandaj ajo çdoherë është e përkushtuar që në secilën lojë e në secilin mësim ta përfshijë edhe pasurimin e fjalorit të të vegjëlve.
Ajshe Gashi është arsimtare e gjuhës shqipe, e cila problemin e sheh tek mungesa e artikulimit nga ana e nxënësve.
E zgjidhja e vetme, sipas saj, është leximi i vazhdueshëm.
Edhe
Shqetësimi i mësimdhënësve me nxënësit që zotërojnë më mirë anglishten sesa shqipen
Ekspozimi i fëmijëve ndaj telefonave dhe komunikimi me ta në gjuhën angleze nga ana e prindërve janë arsyet kryesore pse fëmijët kanë zhvillim të ngadaltë të mësimit të gjuhës amtare.
Megjithatë, fakti se zhvillimi i teknologjisë nuk po ndalet dhe se gjuha angleze po konsiderohet gjuhë e kohës bashkëkohore është një anë pozitive e gjithë kësaj, sipas mësuesve dhe logopedes.