Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa transmeton në New York videon virale ku shihet duke kënduar në Pallatin e Rinisë

Dua Lipa little

Dua Lipa (Foto - ilustrim KOHA/Associated Press)

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, në koncertin e saj të fundit në New York, që ka mbajtur në kuadër të turneut të saj “Radical Optimisim”, ka shfaqur në ekran në video ku shihet ajo kur ishte e vogël.

Ndërkohë që po donte të fillonte të performonte këngën “No One” të artistes me famë botërore, Alicia Keys, në ekranin e madh u shfaq Lipa kur ishte e vogël duke performuar të njëjtën këngë.

VIDEO:

Në videon në fjalë, e cila së fundmi është shpërndarë shumë në rrjete sociale, Lipa kur ishte e vogël, kishte performuar këngën e Keys në një ngjarje në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Kjo performancë e saj ka nxitur reagimin e mediave ndërkombëtare.

Edhe Dua Lipa përmbyll turneun dhe  publikon projektin filmik “Live From Mexico” Showbiz Dua Lipa përmbyll turneun dhe publikon projektin filmik “Live From Mexico”

“Si ka filluar dhe si po ecën @dualipa prezanton versionin e saj të këngës “No One” nga @aliciakeys në natën e parë të turneut të saj në NYC, #RadicalOptimism”, ka shkruar Billboard në faqen zyrtare të Instagramit.

VIDEO: