Mundësja Vinesh Phogat, ka thënë se është pensionuar nga sporti i mundjes pas diskualifikimit para finales së kategorisë deri në 50 kilogramë në stil të lirë të mërkurën.
Ajo nuk e kishte peshën e lejuar para finales olimpike dhe u diskualifikua.
Phogat duhej të përballej me amerikanen Sarah Hildebrandt për medaljen e artë.
29-vjeçarja kishte 100 gramë më tepër dhe nuk arriti që të garonte.
“Mundja fitoi dhe unë humba. Mu shkatërruan ëndrrat. Nuk kam më fuqi”, ka shkruar Phogat në platformën “X”.
Edhe
Ka disa gramë më tepër, mundësja nga India diskualifikohet nga finalja olimpike
“Mirë u pafshim mundje, 2001-2024. Do të mbetem borxh. Më fal”, ka shkruar tutje ajo.
Kubanezja Yusneylys Guzman Lopez e zëvendësoi Phogatin në finale, ku Hildebrandt fitoi 3:0 për medaljen e artë.