Mundësja e Kubës, Yusneylis Guzman, do të luftojë për medalje të artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, pasi Vinesh Phogat të mërkurën u diskualifikua për shkak se kishte 100 gramë mbi kufirin e lejuar të peshës.
Mundësja e Indisë, Phogat, është dashur të përballej me amerikanen Sarah Hlderbrant të SHBA-së për medaljen e artë në finalen e kategorisë deri 50 kilogramë.
Por amerikania për kundërshtare në finale do ta ketë Guzmanin, shkruan sajti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të mërkurën.
Susaki Yui e Japonisë dhe Oksana Livach e Ukrainës do të përballen për medalje të bronztë.
Artikuj të ngjashëm
-
CAS-i hedh poshtë ankesën e Phogatit që u diskualifikua në Olimpiadë
-
Mundje, Hildebrand fiton në kategorinë deri 50 kg
-
Ka disa gramë më tepër, mundësja nga India diskualifikohet nga finalja olimpike
-
Vinesh i jep fund karrierës në mundje pas diskualifikimit
-
Erza e Flaka garojnë për medalje të bronzta në Grand Slam