Reduktime të ujit do të ketë në Komunën e Fushë-Kosovës për shkak të turbullirave në liqenin e Ujmanit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se reduktime do të ketë nga ora 10:00-16:00 dhe nga ora 23:00-05:00.
Është bërë e ditur se situata do të jetë e njëjtë deri në një njoftim tjetër të radhës.
“Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdojnë reduktimet me ujë në pjesën dërrmuese të Prishtinës
-
KRU “Gjakova” njofton për reduktime të ujit në disa zona
-
Dita e dytë me reduktime të ujit në Podujevë
-
ITU Shkabaj jashtë funksionit, reduktime uji në Prishtinë dhe rrethinë
-
Banorët e Arbërisë ankohen për reduktime uji, KRU "Prishtina": Shkak turbullirat në burimin e ujit