Metro

Protestë kundër grevës para shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Para shkollës fillore të mesme të ulët “Naim Frashëri”, në Prishtinë, të martën në mesditë u mbajt protesta e Këshillit të Prindërve kundër grevës në arsim.

Vlora Vokshi nga Këshilli i Prindërve, tha se mosmbajtja e mësimit po ndikon negativisht te fëmijët, duke shtuar se po neglizhohet mirëqenia e tyre.