Këshilli i Prindërve i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë ka paralajmëruar organizimin e një proteste, shkaku i grevës që po mbahet në arsim.
Protesta është paralajmëruar para shkollës duke nisur nga ora 12:10 të martën, ndërsa do të zgjasë deri në ora 13:00.
Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli i Prindërve i shkollës “Naim Frashëri”.
Greva e përgjithshme e BSPK-së ka nisur më 25 gusht.
Protestë për mosfillimin e mësimit ka pasur sot edhe në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Protestë kundër grevës para shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë
-
Një shkollë në kryeqytet e bojkoton mësimin shkaku i bërllokut
-
Pas shkollave të mesme, greva pritet të përfshijë edhe ato fillore në Prishtinë
-
Prindërit e nxënësve të shkollës “Asim Vokshi” protestojnë të martën në kryeqytet
-
Të shtunat pa nxënës, një shkollë bën zgjidhje me aktivitete të lira