Komuna e Prishtinës ka nisur punën për zhvendosjen e laurave brenda Stacionit të Autobusëve në Prishitnë, kërkesë e kahershme e banorëve të Kalabrisë.
Me ndryshimin e qarkullimit, banorëve të kësaj pjesë do t’u mundësohet qasje direkt në rrugët magjistrale Prishtinë – Mitrovië M2, Prishtinë – Fushë-Kosovë M9 dhe lidhje direkte me lagjen Dardania.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kërkesa e kahmotshme e qytetarëve të lagjes Kalabria, tani veç po jetësohet. Me rekomandim të Task Forcës Rrugore dhe Sektorit të Mobilitetit, qytetarëve të lagjes Kalabria po iu mundësohet qasje direkte në rrugët magjistrale Prishtinë-Mitrovicë M2, Prishtinë-Fushë-Kosovë M9 dhe lidhje direkte me lagjen Dardania. Rekomandime dhe intervenime të tilla do të kemi tani në vazhdimësi, me qëllim të implementimit të Planit të Mobilitetit, e që si objektiv kryesor ka zgjidhjen e kaosit në trafik”, ka shkruar në Facebook, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.
Zhvendosjen e laurave këto ditë e paralajmëroi për KTV-në edhe drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi. Ai tha të hënën, se e gjithë kjo procedurë do të kryhet për dy javë.
Banorët e lagjes Kalabria ka kohë që kërkon qasje direkte me këto rrugë dhe lagjen Dardania.