Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ujësjellësi paralajmëron shkyçje për konsumatorët me borxh mbi 100 euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se do të shkyçen nga rrjeti të gjithë konsumatorët që kanë borxhe në shumën prej mbi 100 euro.

“KRU “Prishtina”, pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci prej mbi 10 metra nga kuota maksimale e kapërderdhjes, po mundohet të mos e dëmtojë konsumatorin në marrjen e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe do të tentojë maksimalisht që të mos aplikojë reduktime deri në momentin ku do të jetë i pamundur një furnizim me ujë pa reduktime, si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike”, thuhet në komunikatë, Sipas saj, është intensifikuar aktiviteti për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve për ujë dhe kanalizim është mbi 46 milion euro.

“KRU “Prishtina” ofron bashkëpunim dhe mundësi të lehta të ndryshme për pagesa të shërbimeve si, riprogramim për borxhe të akumuluara, andaj shfrytëzojeni këtë mundës”, thuhet në fund të komunikatës.