Kompania rajonale e ujit “Prishtina” ka njoftuar se të mërkurën do të ketë aksion në Fushë-Kosovë për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit të personave të cilët kanë borxhe të mëdha të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë që përfshijnë bizneset dhe amvisëritë.
KRU “Prishtina” ka thënë se “nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit”.
“Nesër 9 gusht 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.
Njoftohet se në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçje të borxhlinjve të mëdhenj
-
KRU “Prishtina” nis aksion ndaj borxhlinjve, paralajmëron ndërprerje të ujit për mospagesë
-
Të mërkurën aksion ndaj borxhlinjve të ujit në Prishtinë
-
Kishte borxh 26 mijë euro, shkyçet nga ujësjellësi qendra tregtare në Podujevë
-
KRU “Prishtina” paralajmëron: Do të vazhdojmë me shkyçje