Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Sa para mori Prenga e sa Joshua?

Joshua e Prenga

Kristian Prenga ka bërë emër në boksin profesionist me paraqitjen ndaj Anthony Joshuas, sidomos në raundin e parë. Boksieri nga Mirdita e rrëzoi dy herë Joshuan, si rrallë ndonjë boksier në karrierë.

Meçet e këtij niveli paguhen goxha shumë.

Nuk ka të dhëna zyrtare për të hyrat financiare, por sipas shumë mediumeve të specializuara për boks, Prenga u pagua 1,17 milionë euro.

Ndërkohë britanikut Joshua i takuan 4,68 milionë euro. Krahasuar me meçet e kaluara nuk janë shumë para për yllin britanik.

Caktimi i shpërblimit bëhet kur negociohet zhvillimi i meçit dhe rrallë ka të bëjë me rezultatin në fund.

Edhe Tjetër e arritur e rëndësishme, Distria më e ranguara prej të gjithë xhudistëve në botë Luftarake 5 muaj më parë Tjetër e arritur e rëndësishme, Distria më e ranguara prej të gjithë xhudistëve në botë

Megjithatë meçi pritet të jetë shumë fitimprurës për karrierën e Prengës. 

Të dy do të marrin para shtesë nga përqindja e shitjes së transmetimit të meçit.