Kristian Prenga ka bërë emër në boksin profesionist me paraqitjen ndaj Anthony Joshuas, sidomos në raundin e parë. Boksieri nga Mirdita e rrëzoi dy herë Joshuan, si rrallë ndonjë boksier në karrierë.
Meçet e këtij niveli paguhen goxha shumë.
Nuk ka të dhëna zyrtare për të hyrat financiare, por sipas shumë mediumeve të specializuara për boks, Prenga u pagua 1,17 milionë euro.
Ndërkohë britanikut Joshua i takuan 4,68 milionë euro. Krahasuar me meçet e kaluara nuk janë shumë para për yllin britanik.
Caktimi i shpërblimit bëhet kur negociohet zhvillimi i meçit dhe rrallë ka të bëjë me rezultatin në fund.
επίσης
Ένα ακόμη σημαντικό επίτευγμα, η Ντίστρια η υψηλότερη κατάταξη από όλους τους τζουντόκα στον κόσμο
Megjithatë meçi pritet të jetë shumë fitimprurës për karrierën e Prengës.
Të dy do të marrin para shtesë nga përqindja e shitjes së transmetimit të meçit.