Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Prenga thotë se do ta shokojë botën me fitore kundër Joshuas

Joshua - Prenga

Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë Kristian Prenga është i bindur se më 25 korrik në Jeddah në Arabi Saudite do ta mposhtë kampionin e dyfishtë të kategorisë së rëndë në boks profesionist, superyllin Anthony Joshua dhe do ta shokojë botën. 

Të hënën u zhvillua konferenca për media për promovimin e luftës mes Joshuas dhe Prengës. 
Prenga në boksin profesionist i ka 20 fitore e një humbje. Të gjitha fitoret i ka me nokaut. 

Boksieri shqiptar ka thënë se ishte befasuar kur menaxheri i tha se do të boksonte me Joshuan. 

“Sinqerisht kur trajneri më telefonoi dhe tha ‘do të luftosh me Joshuan’, nuk e besoja, por i thash po, është koha ime. E respektoj atë, ai është luftëtar i madh dhe kam shikuar atë nga meçi i parë. Jam rritur me të, por tash është koha ime. Por, në ring s'kam respekt për askënd. Stërvitem fortë, më fortë se kurrë, ndihem shumë mirë, i gatshëm dhe mendoj se do ta shokojë botën”, ka thënë Prenga, transmeton “Ring Magazine”. 

Joshua meçin e tij të fundit e zhvilloi në dhjetor të vitit të kaluar, kur e nokautoi në raundin e gjashtë Youtuberin të kthyer në boksier profesionist, Jake Paul. 

Për Joshuan meçi me Prengën shihet si përgatitje para përballjes së shumëkërkuar kundër Tyson Furyt. 

Edhe Prenga u kërkon falje tifozëve shqiptarë, premton kthim të furishëm Luftarake Prenga u kërkon falje tifozëve shqiptarë, premton kthim të furishëm

“Do të bëjë atë që duhet të bëjë. E respektoj atë siç respektoj çdo kundërshtar, por unë e di se çfarë do të bëj...Kjo është kategoria ime”, tha Joshua. 

Joshua më pas i kërkoi Prengës të japë më të mirën dhe mos të shfaqë respekt në ring. 

Prenga meçin e fundit e ka zhvilluar më 21 shkurt, kur e nokautoi në raundin e parë amerikanin Joe Jones. Ai në boksin profesionist debutoi në majin e vitit 2016.